21.7 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Skyrunning

Më të lexuarat

Kosova është pranuar zyrtarisht me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Skyrunning.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës, përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.

Sipas Federatës Bjeshkatare, Skyrunning është një disiplinë e re sportive e cila komunitetin bjeshkatar alipinist dhe atë vrapues, e dërgon në një dimenzion tjetër të sprovimit të limiteve të njeriut.

Me këtë pranim, Kosova zë vend në arenën ndërkombëtare dhe renditet në mesin e vendeve që janë të përkushtuara në edukimin dhe trajnimin e duhur për sportistët e saj”, thuhet në njoftim.

Federata ka ftuar të gjithë anëtarët që kanë dëshirë të sfidojnë bjeshkët përmes vrapimit në tri disiplina Vertical, Sky dhe Skyultra, të vazhdojnë trajnimet.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit