16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kosova mund t’i arrijë vendet e pasura si Luksemburgu, pas 80 vitesh, nëse çdo vit ka rritje ekonomike 15%

Më të lexuarat

Bruto Produkti Vendor (BPV) i Kosovës, i cili aktualisht sillet rreth 9 miliardë dollarë, deri në fund të kësaj dekade, pritet ta kalojë 12 miliardëshin. Kështu vlerëson njohësi i ekonomisë dhe tregjeve financiare, Emanuel Bajra.

Sipas tij, për t’i arritur nivelet e BPV-së si p.sh. të Portugalisë, Greqisë, Luksemburgut dhe Qiprosë – Kosovës i duhet rritje ekonomike së paku 10 deri në 15% për 80 vite.

Por, përveç rritjes ekonomike, Bajra thotë se Kosovës i duhet edhe një deficit buxhetor nën 200 milionë dollarë në vit, bilanc pozitiv tregtar, 70 me 30 deficiti mes eksportit dhe importit, që siç thotë ai duhet të jetë në favor të eksporteve, si edhe përafërsisht 30 deri 35 vite të stabilitetit politik.

E për t’i arritur të gjitha këto dhe për të arritur Kosova në nivelet e këtyre shteteve të lartëpërmendura, ekonomisti Bajraj thekson se vendi ynë fillimisht duhet të bëjë sa më shumë që ta përvetësojë një sistem të drejtësisë sa më dinamik, të pavarur dhe ‘fer’, një sistem arsimor cilësor, të ketë universitete inovative dhe të shumëllojshme, institucione administrative dinamike, zero tolerancë ndaj korrupsionit, rend dhe ligj si dhe ushtri të konskriptuar.

Ndërkohë, sa i përket gjasave për ta treshifshuar BPV-në e Kosovës deri në vitin 2050, dhe njëkohësisht që Kosova të bëhet shteti i parë në Ballkan dhe Unionin Evropian që ka njëzetfishuar BPV-në e vet që nga përfundimi i luftës, Bajraj thotë se kjo do të mund të ndodhte vetëm nëse Kosova i strukturon remitancat, e krijon Fondin Sovran të vetin të paralajmëruar nga qeveria aktuale, dhe nëse qaset në tregjet e kapitalit ndërkombëtar nëpërmjet Bursës së Prishtinës.

“Nëse Kosova i strukturon remitancat, krijon Fondin Sovran të vetin, qaset në tregjet e kapitalit ndërkombëtarë nëpërmjet të Burses së Prishtinës, atëherë gjasat janë që BPV-ja jonë të trefishohet deri në vitin 2050 dhe të jemi vendi i vetëm në Ballkan dhe në Unionin Evropian të ardhshëm që ka njëzet fishuar BPV-në e vet që nga çlirimi nga okupatorët serbë! Kosova do të bëhet”, ka shkruar tutje Bajraj në llogarinë e tij në facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit