11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Korea e Veriut kërkon ndihmë

Më të lexuarat

Kombet e Bashkuara thanë se Korea e Veriut ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ushqimore pas përmbytjeve shkatërruese të muajit të kaluar.

Vlerësimi është bërë nga zyrtarët e OKB-së në Phenian, pas vizitave në zonat e goditura të vendit, për të vlerësuar dëmin.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se të paktën 119 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra mijëra mbetën të pa strehë.

Dëmtimi i infrastrukturës dhe tokave bujqësore ka prekur tashmë tmerrësisht vendin duke bërë problem sigurimin e ushqimit.

Sipas OKB-së, zonat më të prekura janë qyteti Anju dhe qarku i Songchon në provincën e jugore të Phenianit, si dhe qarku Chonnae në provicën e Kangvon.

Banorët në këto zona kanë nevojë urgjente për furnizime ushqimore, si dhe ujë të pastër, pasi uji i puseve është kontaminuar nga kanalizimet gjatë përmbytjeve.

Një zëdhënës i OKB-së në Nju Jork konfirmoi se qeveria e Koresë së Veriut i ka kërkuar OKB-së furnizim emergjent me ushqime dhe karburant./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit