24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Kordova

Më të lexuarat

Është qyteti andaluzian të cilin e ndërtoi Khalifi en Nasir Abdurrahman bin Muhamed në vitin 961.
Kordova ishte qyteti i parë evropian i shtruar dhe i ndriçuar gjatë natës.
Kordova njihej si qyteti i dritës dhe vendsynimi i dijetarëve, letrarëve dhe konsiderohej kurora e qytetërimit me të cilin edhe sot krenohemi ne si umet Mysliman.
Qyteti i Korodvës është shquar madje dhe ka lulëzuar qysh në ditët e saj të para me bibliotekën e saj madhështore në të cilën gjenden shumë e shumë libra të dijetarëve të mëdhenj dhe shkencëtarëve Musliman.
Me lulëzimin e bibliotekave, lulëzoi e gjithë andaluzia edhe në aspektin ekonomik, social, dhe arkitekturorë, deri aty sa çdo shtëpi e Korodvës kishte këndin e saj të librave dhe çdo djalosh prezantonte të paktën një orë (tubim) mësimi në ditë.
Kordova ishte qyteti që kishte më së shumti libra dhe banorët e këtij qyteti tregonin kujdes shumë të madh në grumbullimin e tyre.
Kjo dije e ngriti këtë qytet duke e bërë qytetin më të rëndësishëm në mbarë evropën dhe në vendet e Marokut të largët Islam.

/Andalizia e Periudhës Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit