10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kontratë 10-ditore për një basketbollist që ofendonte hebrenjtë

Më të lexuarat

Meyers Leonard nuk ka luajtur asnjë ndeshje NBA që nga janari 2021

Milwaukee Bucks kanë nënshkruar me Meyers Leonard një kontratë 10-ditore, duke u rikthyer në NBA dy vjet pasi bëri një fyerje antisemitike ndërsa luante një videolojë, raporton AP.

Leonard nuk ka luajtur asnjë ndeshje NBA që nga janari i vitit 2021, kur lëndoi shpatullën duke luajtur për Miami. Dy muaj më vonë, ai i quajti hebrenjtë një emër poshtërues ndërsa luante një videolojë.

Miami e pezulloi Leonardin për një kohë të pacaktuar dhe komisioneri i NBA, Adam Silver e gjobiti atë me 50,000 dollarë.

Më pas Miami e “tregtoi” qendrën 30-vjeçare në Oklahoma, e cila më pas e shkarkoi Leonardin.

Portland zgjodhi Leonardin me zgjedhjen e 11-të në draftin e vitit 2012 dhe ai luajti me klubin për shtatë sezone përpara se të nënshkruante me Miami në 2019.

Gjatë karrierës së tij, ai shënoi mesatarisht 5.6 pikë dhe 3.9 kërcime në 447 ndeshje në NBA. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit