12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Konjufca: Klani “Pronto” e kontrollon drejtësinë

Më të lexuarat

Shefi i Grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka filluar me arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzohet se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës.

Konjufca lidhur me këtë theksoi se drejtësia në Kosovë është e kontrolluar nga klani “Pronto”.

Sipas tij, dëshmia më e mirë është se Qeveria përdorë institucionet për të shpallë Vetëvendosjen terroriste.

Konjufca tha se policia ka montuar prova të rrejshme duke i burgosur aktivistët të cilët po mbahen me aktakuzën për terrorizëm.

Sipas tij, rasti i arrestimeve të Vetëvendosjes do të del rasti më i montuar që nga paslufta. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit