12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Kongresistja amerikane reagon kundër vrasjes së palestinezit 80-vjeçar nga ushtarët izraelitë

Më të lexuarat

“Jam thellësisht e shqetësuar nga lajmet se ushtarët izraelitë tërhoqën zvarrë dhe rrahën një palestinezo-amerikan 80-vjeçar, e lanë në tokë dhe më vonë vdiq nga një sulm në zemër atje”

Ligjvënësja amerikane Marie Newman, përfaqësuese e shtetit Illinois, ka reaguar ndaj vrasjes së palestinezit 80-vjeçar ndërsa ishte në arrest nga ushtarët izraelitë në qytetin e Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke postuar në llogarinë e saj në Twitter për vrasjen e Omar Abdulmejid Assad (80), i cili u arrestua nga forcat izraelite në bastisjen në fshatin Jiljilya të Ramallahut, Newman tha: “Jam thellësisht e shqetësuar nga lajmet se ushtarët izraelitë tërhoqën zvarrë dhe rrahën një palestinezo-amerikan 80-vjeçar, e lanë në tokë dhe më vonë vdiq nga një sulm në zemër atje”.

Newman tha se ajo mbështet thirrjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për një hetim mbi rastin.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price ka njoftuar të kenë kërkuar shpjegim nga Izraeli për incidentin dhe ka bërë thirrje për një hetim të detajuar.

Ndryshe, siç është bërë e ditur, ushtarët izraelitë fillimisht ndaluan dhe prangosën 80-vjeçarin Assad gjatë bastisjes në fshatin Jiljilya dhe më pas e rrahën.

Forcat izraelite u larguan nga fshati më pas dhe fshatarët e gjetën të moshuarin palestinez në tokë në një shtëpi në ndërtim e sipër.

Assad, i cili u dërgua në një spital në Ramallah nga fshatarët, u pranua pa shenja jete.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit