Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një familje në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Raportimet e para thonë se, dhëndri ka qëlluar me thikë ish-vjehrrën, ish-vjehrrin dhe ish-kunatin pas një sherri mes tij dhe ish-bashkëshortes.
Marjan Levanti ka goditur me thikë ish-vjehrrin P.K., ish-vjehrrën Q.K. dhe ish-kunatin A.K. në shtëpinë e tyre. Më pas ai është larguar në drejtim të paditur. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Motiv i ngjarjes është bërë divorci i tij me vajzën e kësaj familjeje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.
