20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Konfiskohen pajisje ushtarake ruse që ishin destinuar për ushtrinë e Basharit në Siri

Më të lexuarat

Pajisje ushtarake nga Rusia që kishin për destinacion Sirinë, janë konfiskuar në një anije e cila është kontrolluar në portin Vuosaari, në Helsinki, njoftuan sot doganat e Finlandës.

Me rastin e kontrollimit inspektorët doganorë kanë gjetur pjesë të tankeve në një kontejner në anijenu M/S Finnsun, saktësohet në njoftimin zyrtar.
Sipas informatave të para, kontejneri nga Rusia ishte duke udhëtuar për në Siri.
Njësia kriminalistike e doganës ka hapur hetimin për eksportin ilegal të pajisjeve ushtarake. Në komunikatë thuhet se hetuesit tashmë kanë arrestuar katër persona të dyshuar, pjesë e ekuipazhit të anijes M/S Finnsun.
Pronar i anijes M/S Finnsun është Finnlines, një prej kompanive më të mëdha transportuese detare në rajonin e Baltikut, e cila është pjesë e Group Grimaldi./Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit