7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Konfirmon BE: Escobar dhe Lajçak javën e ardhshme vizitojnë Kosovën dhe Serbinë

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell konfirmoi se javën e ardhshme në Kosovë dhe Serbi do të qëndrojë i Dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe i Dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Borrell tha se qëllimi i kësaj vizite do të jetë angazhimi për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.


“Së bashku me Lajçakun do të vazhdojmë të përgatisim takimin e radhës, por kjo do të ndodhë vetëm nëse të dyja palët merren vesh rreth rezultateve pozitive dhe konkrete. Prandaj unë dhe Lajçak do të vazhdojmë të angazhohemi me palët, e posaçërisht me Kosovën, e cila po dëshmon më shumë jogatishmëri për t’u ulur në tryezë”, tha Borrell.

Borrell ka përsëritur thirrjen që të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri tash në dialogun që e ndërmjetëson blloku evropian.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mbajtur në korrik të vitit 2021.

Ndërkaq, të martën në Bruksel u mbajt takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

Pas këtij takimi, BE-ja përsëriti qëndrimin se edhe për Serbinë, përparimi në procesin e integrimit evropian varet nga normalizimi i raporteve me Kosovën dhe nga shpejtësia e procesit të reformave, veçmas në fushën e sundimit të ligjit.

Borrel po ashtu ka bërë thirrje për forcimin e bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ka përsëritur se në Evropë nuk ka vend për glorifikimin e kriminelëve të luftës apo të mohimit të gjenocidit.


Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka thënë se për shtetin e saj bashkëpunimi rajonal është pjesë e rrugës evropiane. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit