13.3 C
Pristina
Sunday, February 25, 2024

Komisioni Evropian: 40 për qind e faqeve të blerjeve online manipulojnë konsumatorët

Më të lexuarat

Rreth 150 faqe interneti përmbajnë të paktën 1 mjet manipulues, sipas Komisionit Evropian

Komisioni Evropian njoftoi se rreth 40 për qind e faqeve të internetit të blerjeve online që monitoroi u zbulua se manipulonin konsumatorët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioni analizoi 399 faqe interneti dhe zbuloi se 148 prej tyre përmbanin të paktën një mjet manipulues duke përfshirë kohëmatës të rremë të numërimit, web-ndërfaqe të dizajnuara për t’i çuar konsumatorët drejt blerjeve, abonimeve ose zgjedhjeve të tjera dhe informacione të fshehura.

Këto mjete quhen gjithashtu “modele të errëta”, tha komisioni.

Komisioneri Evropian për Drejtësinë, Didier Reynders, u bëri thirrje autoriteteve kombëtare që të parandalojnë këto praktika duke forcuar kapacitetet e tyre.

Sipas analizës, 42 faqe interneti përdorën kohëmatës të rremë të numërimit, 54 faqe interneti i drejtonin konsumatorët drejt zgjedhjeve të caktuara dhe 70 faqe interneti u zbuluan se fshehin informacione të rëndësishme ose i bëjnë më pak të dukshme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit