6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Policia e Finlandës thotë se nuk do të lejojnë djegien e Kuranit

Më të lexuarat

Bordi Kombëtar i Policisë ka deklaruar se djegia e kopjes së Kuranit ka të ngjarë të shkelë paqen fetare, që akt i dënueshëm në Finlandë

Plicia në Finlandë tha se djegia publike e librit të shenjtë të Islamit, Kuranit, nuk do të lejohet në vend, raportuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bordi Kombëtar i Policisë ka deklaruar se djegia e kopjes së Kuranit ka të ngjarë të shkelë paqen fetare, që është akt i dënueshëm në Finlandë, thanë mediat, duke cituar Agjencinë Finlandeze të Lajmeve STT.

Djegia publike ose ndonjë përdhosje tjetër e një libri të konsideruar të shenjtë nga një komunitet fetar do të përballej me ndërhyrjen e policisë, ka thënë policia.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme suedeze, në përgjigje të një pyetjeje nga AA nëse do të adoptonin një qasje të ngjashme, përsëriti qëndrimin e saj për djegien e kopjeve të Kuranit në emër të lirisë së shprehjes.

“Qeveria i kupton ata që ofendohen nga veprime të tilla si djegia e shkrimeve të shenjta”, vuri në dukje ministria, duke shtuar se “jo gjithçka që është e ligjshme është domosdoshmërisht e përshtatshme”.

Politikani danezo-suedez Rasmus Paludan, lideri i Partisë së ekstremit të djathtë Stram Kurs (Linja e Ashpër), dogji një kopje të Kuranit përpara një xhamie në Danimarkë të premten.

Ky akt islamofobik erdhi disa ditë pasi lideri i ekstremit të djathtë dogji një tjetër kopje jashtë ambasadës turke në Suedi gjatë një proteste të miratuar nga policia.

Paludan njoftoi gjithashtu se do të digjte një kopje të librit të shenjtë musliman çdo të premte derisa Suedia të përfshihet në aleancën e NATO-s.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit