12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kjo është deklarata origjinale e Prof. Philips: BESA nuk është parti maqedonase!

Më të lexuarat

Profesori Universitar i Universitetit të Kolumbisë, Dejvid Filips, flitet në media se është i afërt me ish ambasadorin shqiptar në Maqedoni, Arben Çejku, i cili deri sa ishte diplomat në Shkup, publikisht prononcohej në favor të BDI-së dhe Ali Ahmetit, duke shigjetuar analistët dhe opinionistët që kritikonin partnerin besnik të VMRO-DPMNE-së. Edhe pse në këtë mënyrë ai shkelte parimet elementare diplomatike, çuditërisht tolerohej nga autoritetet në Shkup, të cilat zakonisht janë mjaft senzitive ndaj çdo reagimi që vjen nga Shqipëria. Me këtë krijohej vend për dyshim se autoriteteve maqedonase u pëlqente aktiviteti i Çejkut në favor të BDI-së. Rastësisht, ose jo, edhe sot Çejku ishte si një nga panelistët e këtij debati. Ai tha se zgjidhja e krizës politike në Maqedonia do të minimizoj rrezikun e ekstremizmit të jashtëm, shkruajnë mediat vendase.

Ndërkohë, Almakos ka siguruar fjalimin origjinal të Prof. Philips, dhe shihet se është keqinterpretuar deklarata e tij sot sa i përket Lëvizjes BESA, pasi në fjalimin e tij qëndron tekstualisht se “BESA nuk është parti maqedonase”, që i bie se normalisht është shqiptare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit