6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Kisha serbe heq nga Beogradi varësinë e manastireve të Kosovës

Më të lexuarat

Kisha Ortodokse serbe ka hequr administrimin e manastireve në enklavat e Kosovës, duke ja dhënë atë Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi.

Këtë e ka bërë të ditur pasardhësi i Amfilohijes, Joanikije, gjatë një deklarate në ditën e Shën Vasilit që është mbajtur në Manastirin e Ostrogut afër Podgoricës.

Kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, që ka pritur kreun e kishës së Deçanit, ka deklaruar se: “Kosova ështrë vatra jonë shpirtërore”.

Siç bën të ditur gazeta proserbe e Podgoricës në alfabetin cirilik ‘Dan’, kreu i Kishës Ortodokse Serbe Joanikije falënderoi peshkopin Teodosije të Rashkës dhe Prizrenit për ardhjen në pelegrinazh, duke deklaruar se “ne e ruajmë unitetin, siç kemi mbajtur gjithmonë me shenjtorët tanë në Kosovë, me Patriarkanën e Pejës, me atë të Deçanit, Graçanicës, Prizrenit, e të tjerat faltore në Kosovë”.

Peshkopi serb i Malit të Zi është betuar se do të mbrojë të gjithë serbët e Kosovës, duke vendosur nën një tjetër adresë hierarkike kishtare adresën gjeopolitike të ortodoksëve serbë të Kosovës/pamfleti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit