3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Kisha Katolike në Australi refuzon të raportojë abuzimet seksuale

Më të lexuarat

Kisha Katolike në Australi ka refuzuar të premten ligjet që do të detyronin priftërinjtë të raportojnë për abuzime seksuale nëse kuptojnë një gjë të tillë nga të procesi i të rrëfyerit, çka mund të rezultojë me përballje në mes të fesë më të madhe në këtë territor dhe Qeverisë.

Konferenca e Peshkopëve Katolikë Australianë, asambleja kryesore katolike në këtë vend, ka njoftuar se nuk ka pranuar një rekomandim të një hetimi zyrtar për abuzimet në kishë, sipas të cilit priftërinjtë do të detyroheshin me ligj të raportonin abuzimin në polici, nëse dikush iu rrëfën atyre një gjë të tillë.

Një shtet në Australi ka miratuar rregullore që e kthen në krim rastin kur një prift nuk raporton nëse ka njohuri për abuzime, derisa pesë shtetet tjera kanë thënë se janë duke konsideruar përgjigjjen e tyre.

“Asambleja vazhdon të mbështesë të drejtën civile për mbrojtje të rrëfimit”, ka thënë kjo organizatë në një raport të publikuar të premten.

Duke iu drejtuar gazetarëve, presidenti i asamblesë së peshkopëve, Mark Coleridge ka thënë se rrëfimi “është element i panegociueshëm i jetës sonë fetare sepse mishëron mirëkuptimin në mes të besimtarit dhe Zotit”.

Vitin e kaluar, Australia ka kompletuar një hetim qeveritar pesëvjeçar rreth abuzimeve seksuale të fëmijëve nëpër kisha dhe institucione tjera, në kohën kur ka pasur dyshime globale se kishat kanë mbrojur priftërinjtë pedofilë.

Pas hetimeve është kuptuar se shtatë përqind e priftërinjëve katolikë që kanë punuar në Australi në periudhën 1950-2010 janë akuzuar për krime seksuale ndaj fëmijëve dhe se afër 1,100 persona kanë nisur pretendime për një gjë të tillë kundër Kishës Anglikane për 35 vjet.

Asambleja e Peshkopëve ka publikuar raportin e saj dy javë pasi një ish-peshkop australian është dënuar për fshehje të abuzimit dhe është urdhëruar të kryejë dënimin me një vjet burgim në shtëpi.

Ish-peshopi i dënuar i Adelaides, Philip Ëilson, është thënë të ketë dështuar të raportojë për abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Akuzat për mbulim të abuzimit në Kishën Katolike kanë fituar vëmendje gjithandej, pasi edhe Papa Françesku është akuzuar nga një peshkop i Shteteve të Bashkuara se ka pasur njohuri me vite të tëra për abuzime të tilla të kryera nga një kardinal amerikan dhe nuk ka vepruar asgjë në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit