7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

Më të lexuarat

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

Shpërthimin e koronavirusit, të zbuluar në qytetin kinez Nanjiang, që është përhapur në pesë provinca dhe Pekin, media shtetërore kineze e ka konsideruar “infektimin më të madh pas Vuhanit”. Gati 200 persona janë infektuar prej kur koronavirusi është identifikuar në një aeroport më 20 korrik. Të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Nanjiangut do të pezullohen deri më 11 gusht, ka thënë agjencia Global Times, duke cituar një burim. Zyrtarët po ashtu kanë nisur testimet masive, ndërkohë që janë kritikuar për “dështim”. Të gjithë 9.3 milionë banorët e qytetit, përfshirë vizitorët, do të testohen, ka thënë agjencia e lajmeve kineze, Xinhua. Zyrtarët besojnë se shpërthimi aktual është i lidhur me variantin tejet ngjitës të koronavirusit, Delta, i cili më pas është përhapur me lehtësi, për vetë faktin se është identifikuar në një aeroport me shumë qarkullim. Testimet kanë treguar se koronavirusi tani është përhapur në të paktën 13 qytete. Megjithatë, ekspertë të cituar nga Global Times, kanë thënë se besojnë që shpërthimi është ende në fazë të hershme dhe mund të kontrollohet.

/rel/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit