9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Këto muslimanë rrezikuan gjithçka për të shpëtuar komshinjtë e tyre të krishterë në Mosul

Më të lexuarat

Gazetarja e New York Times ndau me botën një anë shumë pozitive të muslimanëve të Mosulit të cilët u erdhën në ndihmë komshinjëve të tyre katolikë gjatë periudhës në të cilën qyteti ishte nën sundimin e DAESH.
Ajo e fillon tregimin me një grua e cila ishte e detyruar të konvertohej në fenë Islame me dhunë, në Mosul gjatë sundimit të DAESH, njërzit e besimit katolik ishin të detyruar të konvertoheshin në fenë Islame, të largoheshin nga vendi ose përndryshe të paguanin një taksë.
Gruaja vazhdonte akoma të praktikonte ritualet e saj fetare por kur policët shkonin ta kontrollonin, komshinjtë e saj e mbronin duke thënë që ajo falet me to.
Një vetëran lufte po katolik, u lajmërua nga komshinjtë e tij musliman që policia po vinte për ta arrestuar dhe po ato e ndihmuan që të arratisjen nga vendi, transmeton KohaIslame.
Ajo e përfundoi shkrimin e saj me një mesazh se që të gjithë muslimanët të cilët ndihmuan një katolik që të arratiset nga horrori në Mosul ka bërë një sakrificë që askush smund ta imagjinojë. Gjithashtu ajo tregon që muslimanët të cilët janë kapur duke ndihmuar të krishterët dhe që akoma ishin në Mosul, ka shumë mundësi që të jenë vrarë.

Këtë shkrim po e mbyllim me një ajet nga Kurani i cili është shumë i rëndësishëm për bashkjetesën fetare në çdo vend: “Nuk ka dhunë në fe. Tashmë është e dalluar e drejta nga e shtrembra. Ai që kundërshton shejtanin dhe beson në Allahun, ka kapur lidhjen më të fortë që nuk këputet kurrë. Allahu është i Gjithëdëgjueshëm dhe i Gjithëdijshëm.” (El-Bekare 2:257)/KohaIslame.com/

 

 

 

 

 

 

Muezini ndërron jetë gjatë kohës që priste për të thirrur ezanin e sabahut
Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi
Muezini i Xhamisë Al-Sulaiman në Xhide të Arabisë Saudite ka ndërruar jetë, teksa priste për ta thirrur ezanin e sabahut.
60 vjeçari Abdul Haq Halabi po recittonte Kuran dhe ndërroi jetë vetëm pak minuta përpara kohës së thirrjes së ezanit.
Ai ishte me origjinë nga siria dhe jetonte në Arabi prej 40 vitesh. Ai ishte i njohur si një frekuentues i xhamisë dhe recitues i kuranit. Allahu i dhuroftë xhenetin.
Thuhet që ne do të vdesim në mënyrën se si kemi jetuar. Çdo njeri do ta lë këtë botë, por çfarë mënyre e mirë për tu kthyer te Allahu-të jesh në xhami duke recituar Kuran dhe duke pritur për të thirrur ezanin./KohaIslame.com

 

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit