9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Këshilla të shkëlqyera nga Warren Buffet

Më të lexuarat

Warren Buffett, ka lindur në 1930 dhe është një nga biznesmenët më të suksesshëm amerikanë. Ai është konsideruar gjerësisht si investitori më i suksesshëm i shekullit XX. Në vitin 2008 ai ka qenë personi më i pasur në botë, ndërsa në 2011 i treti në listë.

Revista Time e ka etiketuar atë si një nga njerëzit me influencën më të lartë në botë. Ja disa nga këshillat që ai ka për të na dhënë:

Rreth të ardhurave: “Mos u var kurrë vetëm nga një burim të ardhurash. Investo në mënyrë që të krijosh të paktën një burim të dytë.

Rreth shpenzimeve: “Nëse blen gjëra që nuk të nevojiten, së shpejti do të të duhet të shesësh gjërat që të nevojiten.

Rreth kursimeve: “Mos kurse atë çfarë ngel pas shpenzimeve, por shpenzo atë çfarë ngel pas kursimeve.”

Rreth riskut: “Mos e testo kurrë thellësinë e një lumi me të dyja këmbët.”

Rreth investimeve: “Mos i fut të gjithë vezët në një shportë.”

Rreth pritshmërive: “Ndershmëria është një dhuratë shumë e shtrenjtë. Mos e prit ta marrësh nga njerëz pa vlerë.”/kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit