11.6 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Këshilla mbi pastërtinë.

Më të lexuarat

Këshilla mbi pastërtinë

  1. Hyni në banjë me këmbën e majtë! Para se të hyni në të, kërkoni mbrojtje nga Allahu dhe mos flisni në të asgjë! Kur të dilni, dilni me këmbën e djathtë duke shqiptuar këtë lutje: Gufráneke!2. Kini kujdes nga të kryerit e nevojës nëpër rrugë apo nën hije1, sepse vërtet ajo i lëndon njerëzit!

    3. Nuk bën që gjatë kryerjes së nevojës të ktheheni nga kibla, e assesi t’i ktheni shpinën, përveç nëse jeni brenda shtëpisë!

    4. Mënjanoni urinimin kur jeni në këmbë, aq sa keni mundësi, që mos t’ju godasin të spërkaturat e saj2!

    5. Pas mbarimit të urinës, duhet pastruar organi gjenital; po qe mundësia, me gurë apo letër, pastaj me ujë. Nëse mund t’i praktikoni të dyja, atëherë është edhe më mirë…

    6. Mos përdorni dorën e djathtë për fshirjen e hundëve e as për pastrimin nga nevoja e madhe dhe punë të ndyra, por në vend të saj përdorni dorën e majtë!

    7. Bëjini fëmijët synet3atëherë kur janë të vegjël, se vërtet synetia konsiderohet prej parimeve islame.

Përktheu: Mr Fehim Dragusha
10.5.2009

1Këtu është fjala për hijet e pemëve, ku njerëzit gjatë stinës së verës si rezultat i temperaturave të larta preferojnë që kohën e tyre ta kalojnë nën hije të pemëve.
2Ka shumë raste kur banjat e muslimanëve nuk janë të rregulluara sipas parimeve islame, në fakt ato u ngjasojnë banjave të huaja joislame. Pa marrë parasysh pasojat, shumë shqiptarë i kanë ndërtuar banjat që urina të bëhet në këmbë. Në shumicën e rasteve, nuk mund t’u shmangesh të spërkaturave. Dihet fare mirë nga historia e bujshme islame se Pejgamberi alejhi selam, duke kaluar pranë disa varrezave, kishte treguar që njëri prej të vdekurve ishte duke u dënuar vetëm se nuk i kishte kushtuar rëndësi kryerjes së nevojës së vogël. Feja islame vërtet që edhe në këtë çështje ka vënë bazat dhe rregullat e kryerjes së nevojës së madhe dhe asaj të vogël, prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë një jetë me baza të shëndosha islame, i këshilloj që të ruhen nga urina, ngase siç thotë edhe Pejgamberi alejhi selam: “Pastërtia është gjysma e besimit”, prandaj mbetet që t’i zbatojmë thëniet e Muhamedit alejhi selam. Shënim i përkthyesit.
3Synetia është fjalë e gjuhës arabe, e cila është huazuar në gjuhën turke, shqipe dhe shumë të tjera me një kuptim tjetër nga ai që është në gjuhën arabe. Meqë synetia është traditë profetike, atëherë te popujt joarabë është huazuar nga fjala sunet. Në gjuhën arabe, si term ekziston sinonimi el Hitan الختان. Në terminologjinë fetare synetia d.m.th: “prerja e pjesës shtesë në organin gjenital, në të cilën mblidhet pjesa e mbetur e urinës, ku nuk mund të pastrohet nga brendësia dhe as të largohet era e saj e pakëndshme. Është me rëndësi të përmendim se Imam Maliku dhe të tjerët transmetojnë nga Jahja b. Seidi, se ky kishte dëgjuar Seid bin Musejjibin të ketë thënë: “Ibrahimi është i pari që u bë synet, i pari që priti mysafirë, i pari që rroi organet gjenitale, i pari që preu thonjtë, i pari që shkurtoi mustaqet dhe i pari që u thinj. Kur e pa këtë (të thinjurit) tha: “Ç’ka është kjo (o Zoti im)?” Tha: “Urtësi.” Tha: “O Zot! Ma shto urtësinë!” (shën. i përkth).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit