11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Këshilla mbi abdestin

Më të lexuarat

Këshilla mbi abdestin

  1. Ruaje abdestin, përtërije atë dhe përpiqu që gjithmonë të jesh i pastër!
  2. Mos fli përveçse duke qenë i pastër [me abdest]!
  3. Përmende emrin e Allahut të Madhërishëm para marrjes se abdestit duke thënë: Bismilah!
  4. Përdore sivakun1para çdo abdesti dhe para çdo namazi!
  5. Gjatë pastrimit të gojës dhe hundës, tregohu i përpiktë, përveç nëse je agjërueshëm.
  6. Pastroji me kujdes gjymtyrët e trupit, gishtërinjtë e duarve dhe të këmbëve. Dorën fute në brendi të mjekrës, në mënyrë që uji të depërtojë në tërësi dhe plotësoje abdestin!
  7. Gjithmonë (abdestin) filloje nga e djathta.2
  8. Me duar të lagura përshkoje tërë kokën [t’i japësh mes’h].
  9. Përshkoji veshët brenda dhe jashtë [jepu mes’h].
  10. Nëse ke mundësi, pas çdo abdesti fal dy rekate namaz.

Përktheu: Mr Fehim Dragusha
17.5.2009
1 Sivaku ka formën e drurit. Ka lloje të shumta të sivakut. Në kohën e Pejgamberit alejhi selam, sivaku përdorej për pastrimin e dhëmbëve. Me një fjalë, sivaku luan rolin e brushës të cilën ne e përdorim sot, prandaj përdorimi i tij është prej traditës së Pejgamberit alejhi selam. Edhe sot e kësaj dite sivaku përdoret në vendet islame dhe si i tillë shitet në të gjitha dyqanet dhe libraritë islame. Vlen të përmendet se misvaku ishte i njohur edhe para Islamit, por Islami shtoi disa gjëra për përdorimin e tij. I Dërguari i Allahut, Muhamedi alejhi selam ka rekomanduar përdorimin e përditshëm të misvakut, veçanërisht pasi të zgjohemi nga gjumi; kur marrim abdest, kur lexojmë Kuran, para se të flemë dhe kur goja mban erë të keqe. Ekzistojnë një mori hadithesh që flasin për misvakun. Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë e kënaqur me të, se Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Dhjetë gjëra janë të natyrshme (për këdo që t’i bëjë): rregullimi i mustaqeve, rritja e mjekrës, përdorimi i misvakut, thithja e ujit me hundë, prerja e thonjve, larja e duarve, shkulja e qimeve të sqetullave, rruajtja e qimeve në vendet e turpshme dhe ruajtja e ujit.” (Transmeton Muslimi) Gjithashtu në një hadith tjetër ka thënë: “Po të mos i krijonte vështirësi njerëzve të mi, do t’i urdhëroja ata të përdorin misvakun  në çdo abdest dhe namaz.” Misvaku është një bimë natyrale që shërben për larjen e dhëmbëve. Ai merret nga degët e pemëve të veçanta në shkretëtirë. Ndryshon nga një krahinë në tjetrën, por në Arabi dhe Azi merret nga një pemë e quajtur “arak”. Ky është lloji më i njohur të cilin e kishte përdorur edhe Pejgamberi alejhi selam. Në shkencë misvaku njihet me emrin Salvadora Persika. Meqë pema arak është shumë e njohur dhe meqë e ka përdorur Profeti alejhi selam, është studiuar gjerësisht nga shkenca. Këtu do të përmbledhim zbulime të ndryshme. Është një pemë që rritet në vende të nxehta ekuatoriale, veçanërisht në luginat e shkretëtirës. Është e përhapur në jug të Arabisë Saudite, Jemen, Sudan, Egjipt, etj. Salvador Persika është një pemë e drejtë, me blerim të përhershëm dhe e vogël me gjatësi maksimale deri në tre metra. Gjethet janë të vogla, të rrumbullakëta, të shëndetshme dhe të lëngshme, me aromë të fortë pishe ose mustardi. Pa dyshim që çdo urdhër që vjen nga Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi alejhi selam  përmes të cilit synohet praktikimi i tij në jetë, duhet ta marrim për shkak se aty hasim vetëm të mira dhe dobi të ndryshme shëndetësore. Pasta natyrale e misvakut përbëhet nga një numër i madh substancash, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin e dhëmbëve. Shumë studiues kanë arritur në përfundimin se misvaku përmban  mbi dhjetë lloje përbërësish kimikë natyralë, të cilët konsiderohen si esencialë për një higjienë të mirë të gojës dhe të dhëmbëve. Disa nga këto komponentë janë zhvendosës papastërtish dhe zbardhues dhëmbësh, disa i mbrojnë dhëmbët nga kariesi, disa të tjerë janë bakteriologjikë dhe antiseptikë, të tjerat ndihmojnë për shërim dhe në përmirësimin e indeve, disa ndihmojnë rimineralizimin e zmaltit të dhëmbëve dhe disa japin shije dhe aromë. (shën. i përkth).

2  Feja islame na urdhëron që çdo punë ta fillojmë nga e djathta, jo vetëm abdestin. Në të gjitha sferat e jetës, fjala vjen, kur flemë duhet të kthehemi nga kibla (apo ne anën e djathtë), të ushqehemi me dorë të djathtë, t’i marrim gjërat me dorë të djathtë. etj,

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit