10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Kelmendi: Aktakuza e Shefqet Krasniqit është politike dhe hakmarrëse!

Më të lexuarat

Prokuroria Speciale e Kosovës në fund të muajit shkurt të këtij viti i ka dhënë fund hetimit të filluar ndaj ish-imamit të xhamisë së madhe “Mehmet Fatih”, në Prishtinë, Shefqet Krasniqit, duke ngritur aktakuzë e cila ngarkon atë për tri vepra: nxitje të urrejtjes, shtytje në kryerjen e veprave terroriste dhe evazion fiskal.

Lidhur me këtë, deputeti i pavarur i Kuvendit, Gëzim Kelmendi njëherit kryetar i partis Fjala ka reaguar duke thënë se Imami kosovar Shefqet Krasniqi, është plotësisht i pafajshëm, ngase ai ka qenë dhe vazhdon të jetë armiku më i madh i terrorizmit.

“Prof.dr. Shefqet Krasniqi ka kundërshtuar fuqishëm shkuarjen e të rinjëve tanë në luftërat që po zhvillohen në Siri dhe Irak”, është shprehur ai për Indeksonline.

Më tej, ai ka treguar se Krasniqi për këtë çështje është kërcënuar disa herë nga terroristët dhe ekstremistët e ndryshëm. Sipas tij burgosja e tij është politike dhe hakmarrëse.

“Burgosja e tij dhe tash aktakuza ndaj tij është politike dhe hakmarrëse, ngase në zgjedhjet e vitit 2014 kishte përkrahur “Listën Uniteti” brenda AKR, dhe kjo fushatë e tij, ka irituar fuqishëm partinë në pushtet, PDK-në”, ka përfunduar Kelmendi./Indeksonline/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit