22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Katër të plagosur në “Vranjevc”

Më të lexuarat

Katër persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Deri të plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete katër persona.

Dy prej të plagosurve, që konsiderohen viktima, kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Klinike Universitare, përderisa dy të dyshuarit e plagosur ndodhen në arrati.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale në Prishtinë, ka thënë për Indeksonline se, rasti i gjuajtjes me armë ka ndodhur mbrëmë pas orës 17:00, në rrugën “Xheladin Deda”.

“Dy të dyshuar kanë shkuar tek shtëpia e dy viktimave në lagjen “Kodra e Trimave” dhe pas një mosmarrëveshje janë gjuajtur me armë zjarri mes vete, me ç’rast që të dy viktimat janë plagosur në këmbë”, thotë zyrtarja për informim në polici.

Të dyshuarit janë në arrati dhe sipas dëshmitarëve të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes edhe pse janë të plagosur në këmbë.
Viktimat janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kujdestar, gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.

Me urdhër të Prokurorit Publik është kontrolluar shtëpia e viktimave, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit TT. Mësohet se policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarve, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor veri, është duke u marrë me rastin e tentim vrasjes dhe është në kërkim të personave të dyshimtë./V.K./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit