22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Katër takime me zyrtarë amerikanë s’ia ndryshojnë Haradinajt qëndrimin për taksën

Më të lexuarat

Në Munih të Gjermanisë është mbajtur Konferenca e Sigurisë.
Përveç liderëve botërorë, në këtë ngjarje pjesëmarrës ishin edhe krerët shtetëror të Kosovës.

Nga delegacioni kosovar, aty ishin presidenti Thaçi, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli e kryeministri Haradinaj. E ky i fundit pati shumë takime me zyrtarë të ndryshëm nga shumë shtete.

Takime më të shpeshta, Haradinaj pati me zyrtarë nga SHBA-të.

Vetëm gjatë këtyre dy ditëve, kryeministri pati katër takime me delegacione nga Amerika.

E këto takime duket se nuk ia ndryshuan qëndrimin Haradinajt për taksën.

Në një paraqitje nga Munihu para mediave, Haradinaj tha se taksa nuk do të hiqet. Madje, ai porositi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të ushtrojnë presion mbi Serbinë.

Sipas tij, SHBA-të duhet të bindin Beogradin që mos ta kushtëzojnë dialogun.

“Parimi që ka vlejtur çdoherë për dialogun, ka qenë moskushtëzimi i dialogut. Është gabim që është lejuar dikur me deviju dialogu, me bisedu kufij e territore, por edhe tani është gabim nga Mogherini ta pranojë që Serbia, në këtë rast Vuçiq ka kushtëzuar kthimin në tavolinë, me hjekjen e taksës. Taksa nuk bënë me u hjek pa një kontratë, dhe duhet ta dimë se çfarë kontrate obligative dhe ligjore, pra gjithëpërfshirëse hymë me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ndonëse nuk dihet nëse temë e këtyre takimeve ka qenë edhe taksa, Haradinaj nga Gjermania kthehet me qëndrimin e njëjtë për taksën.

Ky qëndrim mund t’i kushtojë Kosovës me humbje të partneritetit me SHBA-të. Kjo e fundit ka paralajmëruar se nëse nuk ka pezullim të taksës, do të rishikohen edhe përkrahja për Kosovën.

E në lidhje me të njëjtën çështje, është folur se SHBA-të veç se kanë filluar sanksionet ndaj Haradinajt.

Ndërkaq, presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli tash e një kohë kanë paraqitur përkrahjen për një pezullim të përkohshëm të taksës. /lajmi.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit