17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Katari në vend të parë sa i përket të ardhurave për kokë banori

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Katari mbetet në pozitën e parë kur janë në pyetje të ardhurat kombëtare për kokë banori me 129.726 dollarë për vitin e kaluar i shprehur në Barazinë e Fuqisë Blerëse (BFB) edhe pse çmimi i gazit dhe naftës ka vazhduar të jetë i ulët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së i ka përpiluar nga të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB), Katari, vendi me rezervat e tretë më të mëdha në botë të gazit dhe popullsisë prej afërsisht dy milionë e 200 mijë banorë, në vitin 2015 ka pasur të ardhura kombëtare prej 132.870 dollarë sipas BFB-së, ndërsa kjo shifër ka rënë në vitin 2016 për 3.144 dollarë, konkretisht në 129.726 dollarë. Edhe krahas rënies së të ardhurave kombëtare sipas BFB-së, Katari ka ruajtur vendin e tij në krye të listës.

Ndërkaq, në vendin e dytë sipas të ardhurave kombëtare për kokë banori në bazë të BFB-së vitin e kaluar ishte Luksemburgu, i cili rriti të ardhurat për 2.431 dollarë për ta çuar shifrën në 101.936 dollarë. Këtë shtet e ndoqën Singapori me 87.082 dollarë dhe Kuvajti me 71.263 dollarë.

Ndërkohë, pas tyre radhiten Irlanda me 69.374 dollarë, Norvegjia me 69.296 dollarë, Emiratet e Bashkuara Arabe me 67.696 dollarë, Zvicra me 59.375 dollarë, SHBA-të me 57.293 dollarë dhe Arabia Saudite me 54.078 dollarë.

Turqia, të ardhurat kombëtare për kokë banori sipas BFB-së prej 20.420 dollarë në vitin 2015 i ka ngritur në 21.146 dollarë vitin e kaluar, për t’u radhitur në vendin e 63-të në mesin e 189 shteteve.

Nga ana tjetër, shteti që është radhitur i fundit sipas të ardhurave kombëtare për kokë banori është Republika e Afrikës Qendrore me 656 dollarë në vit, të cilën e ndjekin Republika Demokratike e Kongos me 785 dollarë, Burundi me 818 dollarë, Liberia me 882 dollarë dhe Republika e Nigerit me 1.114 dollarë.

Radhitja e shteteve sipas të ardhurave kombëtare për kokë banori sipas BFB-së për vitin 2016 është si në vijim:

Të ardhurat kombëtare për kokë banori sipas Barazisë së Fuqisë Blerëse
Radhitja 2015 (dollarë) 2016 (dollarë)
1 Katari 132.870 129.726
2 Luksemburgu 99.505 101.936
3 Singapori 85.382 87.082
4 Kuvajti 70.542 71.263
5 Irlanda 65.806 69.374
6 Norvegjia 68.592 69.296
7 Emiratet e Bashkuara Arabe 67.217 67.696
8 Zvicra 58.647 59.375
9 SHBA 56.084 57.293
10 Arabia Saudite 53.802 54.078
63 Turqia 20.420 21.146
185 Nigeri 1.077 1.114
186 Liberia 874 882
187 Burundi 831 818
188 Republika Demokratike e Kongos 767 785
189 Republika e Afrikës Qendrore 627 656

Sipas Entit Statistikor të Turqisë, BFB definohet si norma e kostos së shportës së mallrave dhe shërbimeve në shtete të ndryshme. Përmes saj, mënjanohen diferencat e shkallës së kostos midis shteteve dhe bëhen krahasime të realta të kostove dhe vëllimeve në aspektin ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit