12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Famëkeqi Pavkoviç s’ka “zënë mend”!

Më të lexuarat

Hagë: pse iu refuzua lirimi ish-gjeneralit serb të luftës së Kosovës?

Kryetari i Mekanizmit të mbetur për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë, Carmel Agius, refuzoi kërkesën e ish gjeneralit të ish-Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç, për lirim të parakohshëm nga vuajtja e dënimit me burg në Finlandë.

Vendimi thotë se Pavkoviçit iu mohua lirimi i përkohshëm për shkak të “rëndësisë së krimeve të tij dhe mungesës së dukshme të rehabilitimit.”

Gjyqtari gjithashtu beson se nuk ka prova që tregojnë ekzistencën e arsyeve bindëse humanitare që do të justifikonin epërsinë ndaj vlerësimit negativ, transmeton Tanjug.

Duke shpjeguar vendimin, gjyqtari Agius deklaroi se ishte konsultuar me dy gjyqtarë të tjerë dhe se njëri prej tyre vuri re se Pavkoviç kishte lavdëruar së fundi veprimet e Armatës së 3-të të Ushtrisë Jugosllave, gjë që tregon se ai nuk ishte penduar.

Në vitin 2014, Pavkoviç u dënua me 22 vjet burg për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit