9.5 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Kasami për bashkëpunimin me Aleancën për shqiptarët: Është një koalicion i kërkuar nga populli për popullin!

Më të lexuarat

Bilall Kasami nga Tetova ku po takohet me intelektualët shqiptarë së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se bashkëpunimi mes dy partive është bashkëpunim i kërkuar nga populli dhe për popullin.

“Është një bashkëpunim i pritur gjatë kohë dhe besoj se është në kohën e duhur dhe do të jep rezultatet për ndryshim. Do të jetë një fitore e gjithë shqiptarëve. Besojmë që shqiptarët ashtu siç na presin krah hapur ku do që shkojmë dhe ditën e votimit do të na votojnë dhe njëherë e përgjithmonë të largojmë këtë të keq. Patjetër që na duhet një ndryshim, një fitore me dije dhe guxim për një jetë të re. Bashkëpunimi gjithmonë fiton karshi përçarjes, dhe ne e dëgjuam zërin e popullit”, deklaroi Bilall Kasami, raporton SHENJA.

Ai tha se do të jenë shumë afër me të dy universitetet në Tetovë dhe do të jenë në ndihmë të tyre. /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit