“Türkiye është një aktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë që na shqetësojnë”, tha Merz.
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Berlini dëshiron ta shohë Ankaranë në Bashkimin Evropian (BE), duke vënë në dukje rolin e Türkiyes në politikën e jashtme.
“Türkiye është një aktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në të gjitha çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë që na shqetësojnë”, tha Merz, i cili vizitoi Türkiye si kancelar për herë të parë, në një konferencë për media me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytetin Ankara.
Ai u zotua se Gjermania do të ndjekë bashkëpunim më të ngushtë me Türkiyen në politikën e sigurisë.
