10.9 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Kanadaja e shqetësuar për deportimin e ambasadorit nga Arabia Saudite

Më të lexuarat

“Kanadaja do të qëndrojë në këmbë gjithmonë për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve, përfshirë edhe të drejtat e grave dhe lirinë e shprehjes në mbarë botën. Ne nuk do të hezitojmë në nxitjen e këtyre vlerave

 

OTTAWA (AA) – Ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland, tha se janë thellë të shqetësuar për deportimin e ambasadorit të Kanadasë nga Arabia Saudite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Freeland ka publikuar një deklaratë me shkrim në lidhje me marrëdhëniet diplomatike të tensionuara mes të shtetit të saj dhe Arabisë Saudite.

“Kanadaja do të qëndrojë në këmbë gjithmonë për mbrojtjen e të drejtave të njerëzve, përfshirë edhe të drejtat e grave dhe lirinë e shprehjes në mbarë botën. Ne nuk do të hezitojmë në nxitjen e këtyre vlerave dhe besojmë se ky dialog është kritik për diplomacinë ndërkombëtare. Ambasada e Kanadasë në Arabinë Saudite, përfshirë edhe shërbimet konsullore në Rijad, po vazhdojnë operacionet e tyre të rregullta. Kanadaja do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e njerëzve dhe të punojë për gratë dhe burrat guximtarë të cilët i mbrojnë këto të drejta themelore në botë”, thuhet në deklaratë.

Deklaratat e bëra nga Kanadaja pas arrestimit të disa aktivistëve të të drejtave të njeriut nga autoritetet saudite të sigurisë kanë shkaktuar krizë diplomatike mes dy vendeve.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite theksohej se ambasadori kanadez Dennis Horak në Rijad është shpallur person i padëshiruar dhe se ai duhet të largohet nga vendi brenda 24 orëve.

Në deklaratën ku theksohet se janë ngrirë marrëdhëniet tregtare dhe investimet me Kanadanë thuhej se vendimi në fjalë është marrë si reagim ndaj deklaratave për “lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar në Arabinë Saudite”, deklarata këto të bëra nga ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland dhe ambasadori kanadez.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit