Remco Evenepoel, një nga emrat më të mëdhenj në çiklizmin modern, ka habitur botën jo vetëm me sukseset e tij, por edhe me zgjedhjet personale. Pas një aksidenti të rëndë në fund të vitit 2024, ai u rikthye fuqishëm duke fituar Brabantse Pijl në prill 2025.
Në vitin 2024, Remco mori pjesë për herë të parë në Tour de France, duke lënë gjurmë të thellë në historinë e garës. Ai fitoi etapën e 7-të në kronometër, doli në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme dhe fitoi fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri. Ky debutim spektakolar e vendosi ndër kampionët e mëdhenj të çiklizmit botëror.
Por ajo që pak e dinë është ndikimi që pati besimi në këtë proces. I martuar me Oumaima Rayane, një belge me origjinë marokene, Remco ka përqafuar Islamin. Ai ka rrëfyer se lutjet dhe përkushtimi shpirtëror e kanë ndihmuar të kalojë sfidat fizike dhe mendore të rikuperimit.
“Lutja është diçka shumë e veçantë që ndaj me gruan time,” ka thënë ai.
/RTL info Belgique/
