Në fjalën që mbajti në një konferencë organizuar nga Bordi i Arsimit të Lartë në Turqi (YÖK), zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin tha se bashkësia ndërkombëtare e ka lënë në baltë popullin e Sirisë.
Në lidhje me sulmin me armë kimike të regjimit të Esadit në Idlib të Sirisë zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) në fjalën që mbajti në konferencën e organizuar nga Bordi i Arsimit të Lartë (YÖK) mbi hapjen e Universitetit të Muzikës, tha se si Turqi e dënojnë edhe një herë këtë krim njerëzor dhe lufte.
Ky nuk është krimi i parë i luftës që ka bërë regjimi i Esadit, u shpreh Kallën, duke shtuar se Turqia po bën një punë intensive për ti dhënë fund luftës barbare dhe çnjerëzore që ky regjim po zhvillon kundër popullit të tij për rreth 6 vite.
“Presidenti ynë ka realizuar një bisedë (telefonike) me Zotin Putin. Ka disa nisma që ne i kemi ndërmarrë në kuadër të OKB-së, por fatkeqësisht shoqëria ndërkombëtare vazhdon ta lërë në baltë popullin e Sirisë pavarësisht gjithë këtyre nismave dhe përpjekjeve. Megjithëkëtë ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë popullit të Sirisë me të gjitha mundësitë që disponojmë dhe t’u dërgojmë atyre ndihma në fushat e tjera. Ndërkohë do të ndjekim nga shumë afër se çfarë do të vijë pas këtij sulmi”,- shtoi Kallën.
