9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

John McCain për SHBA-të: Më vjen turp nga vendi im

Më të lexuarat

“Më vjen turp nga vendi im, më vjen turp nga presidenti im dhe më vjen turp nga vetja që nuk kam bërë më tepër për t’i ndihmuar këta njerëz”…
Senatori republikan i Arizonës, John McCain nuk mund të ishte treguar më i drejtpërdrejtë se kaq për të kritikuar rolin e luajtur nga Barak Obama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krizën e Ukrainës.
 
Në një intervistë për rrjetin CBS, duke habitur edhe prezantuesin Bob Shifer, John McCainnuk i kurseu akuzat edhe për Angela Merkel dhe Fransua Holond, të cilët sipas tij, nuk kanë arritur të ndalin Putinin.
“Besoj se kancelarja gjermane dhe presidenti francez kanë ligjëruar për herë të parë në 70 vjet copëtimin e një shteti europian. Kjo është e turpshme. Vladimir Putin nuk ka paguar për këtë. Ai do që Ukraina të mos jetë pjesë e Europës dhe po ia arrin qëllimit” tha ai.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit