18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Jo vetëm për dhëmbët, ja për çfarë tjetër shërben kolinozi

Më të lexuarat

Të gjithë ne përdorim kolinozin për të pasur dhëmbë sa më të pastër. Përdorimi i tij nuk kufizohet vetëm me kaq, sepse ka disa mënyra që ju mund ta përdorni. Mund të nisni me pastrimin e njollave në pjesë të ndryshme të shtëpisë, heqjen e gërvishtjeve në mobilie. Ju do të befasoheni nga mënyrat e shumta të përdorimit të saj.

1-Pastrimi i mureve nga ngjyrat

Nëse keni fëmijë, me siguri që e dini se ata kanë shumë dëshirë që të ngjyrosin muret e shtëpisë. Në kemi gjetur zgjedhjen e duhur për ju dhe kjo është pasta e dhëmbëve. Vendosni pak kolinoz në furçën e dhëmbëve dhe nisni që ta kaloni mbi murin ngjyrosur. Njollat do të zhduken.

2-Larja e atleteve

Atletet tuaja duken të pista dhe vjetra? Kjo mund të ndodhë tek shumë atlete, sidomos kur ato janë të bardha. Vendosni pak pastë dhëmbësh mbi furçë dhe i fërkoni për pak minuta. Ato do të duken të bardha dhe do të ngjajnë si të reja.

3-Përdorni kolinoz kur digjeni

Nëse bini në kontakt me një sipërfaqe të nxehtë, lyejeni atë me kolinoz. Kjo përbërje do të zbusë lëkurën. Mos harroni se kjo përdoret vetëm në djegie shumë të vogla. Kur digjeni shumë, drejtohuni mjekut.

4-Tharja e fijeve të shkrepëses

Nëse aksidentalisht kutia e shkrepëses ju ka rënë në ujë, do të ju duhet shumë kohë që t’i thani ato. Pavarësisht kësaj, shkrepëset nuk do të mund të ndizen kurrë, por edhe kjo mund të zgjidhet falë përdorimit të pastës së dhëmbëve. Shpërndani pastë dhëmbësh në kutinë e shkrepëses dhe ato do të thahen. I fshini fijet e shkrepëset me një leckë dhe ato do të ndizen.

5-Pastroni tavolinën e punës nga boja e stilolapsit

Shpërndani pak kolinoz në vendin kur tryeza juaj e punës është bërë me bojë stilolapsi. Pastaj fërkojeni me një leckë dhe njollat do të zhduken. Normalisht, që pasta e dhëmbëve nuk pastron njollat e mëdha, por vetëm ato të voglat.

6-Zhdukni gërvishtjet e ekranit të celularit

Vendosni pak pastë dhëmbësh mbi ekranin e celularit dhe më pas hiqeni me një leckë. Kolinozi do të zhdukë gërvishtjet dhe do ta bëjë telefonin tuaj që të duket i ri. Sigurohuni që të mos e lagni celularin tuaj dhe të pastroni gjithashtu të gjithë mbetjen e kolinozit. Të njëjtën gjë bëjeni edhe mbi CD tuaja dhe ato do të funksionojnë shumë mirë.

7-Zhdukni ndryshkun tek rubineti

Për të zhdukur ndryshkun tek rubineti, mjafton që të vendosni pak kolinoz dhe më pas fërkojnë me forcë me furçë dhëmbësh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit