16.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Jo injorancë, një ligësi tipike buzhaleske!

Më të lexuarat

Guximi çmendurak i një kontraversi në median kosovare

Një ndër emrat në kontraversë të gazetarisë kosovare, Berat Buzhala, ka kryer një ndër aktet më të rënda e të turpshme në fyerje të muslimanëve, pa asnjë nevojë, duke zgjedhur të sulmojë një ministre të Kurtit me anë frazës me të shenjtë të besimit të Islam, ndryshe Shehadetit, që është kredoja bazë e besimit të një muslimani.

Pa drojë, pa minimalen e etikës dhe njerëzillëkut, duke qenë tejet i qartë se nuk mund të përdoret e shenjta e tjetrit në besim për të bërë ironi me dikë tjetër, bërë kjo publikisht, Buzhala kurrë ndonjëherë simpatik në mendim apo etikë komunikative në publik, ka guxuar të shkelë rëndë në besimin dominant të bashkëkombasve, edhe njëherë, krejt pa nevojë.

Dhe nuk është fjala për një injorancë të falshme; ai nuk është injorant për ca të vërteta të thjeshta të muslimanit në raport me fenë e tij, ku përfshihet dhe fraza e mësipërme shfrytëzuar për lojra fjalësh me emrin e një gruaje që zëvëndëson emrin e Profetit, por patjetër që është i ligë.

Ligësia mbi edukatën dhe njerëzillëkun, e vetmja që mund ta shpjegojë këtë lloj paturpësie buzhaleske! /tesheshi.com/    

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit