13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

JETA TË DETYRON TË MËSOSH (2)

Më të lexuarat

1. Ndjehesh i vetëm atëherë kur je në mesin e njerëzve dhe askush nuk e ndjen prezencën tënde!

2. Kush e merr guximin të mashtron një herë, do të mashtron edhe një mijë herë tjera!

3. Krimi më i madh në jetën tënde është t’ia hapësh zemrën tënde mashtruesit!

4. Idetë lindin në mendje të përparuara dhe jetojnë vetëm se me trupat e lumtura!

5. Ai që është më afër zemrës tënde edhe lëndimi i tij është më i madh për zemrën tënde!

6. Përvoja që nuk të bën dobi është mall i prishur!

7. Ai që të zgjedh për një kohë të caktuar, ti nuk je nevojtar për të në çdo kohë!

8. Njeriut të mbyllur, nuk i arrin as ajri e as dielli, dhe për këtë arsye nuk jeton me njerëzit normal si të tjerët!

9. E drejtë është të fshish gabimin nga jeta jote për të jetuar më mirë!

10. Gënjeshtari e sheh se është më i drejti nga njerëzit, sepse ai edhe vetveten e rren!

11. E meta e injorantit është se nuk e sheh të metën e vet!

12. Mos dysho fare se ti je budalla më i madh nëse ti e kërkon dashurinë në zemrën që të urren!

13. Mos u ndal shumë në gabimet e të kaluarës tënde, sepse ajo do ta shndërron të tashmen zjarr, kurse të ardhmen mizori!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit