16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Jeta dhe zhvillimi i bashkësisë njerëzore

Më të lexuarat

Çdo hap i ri në hulumtimin shkencor të zhvillimit jetësor në këtë planet në aspektin kohor lëvizin më thellë në lashtësi, duke shtuar fshehtësitë të cilat duhet zbuluar.

Ndonëse distanca kohore midis krijimit të tokës dhe paraqitjes së njeriut në të është relativisht i shkurtër, megjithatë nuk na janë ofruar shumë të dhëna lidhur me zhvillimin e jetës njerëzore dhe etapat kohore nëpër cilat ka kaluar shoqëria e parë njerëzore, e kohës parahistorike.

Përmes studimeve shkencore, e në veçanti përmes zbulimeve arkeologjike janë arritur të dhëna të çmuara lidhur me zhvillimin e jetës së njeriut gjatë periodave të ndryshme. Në bazë të këtyre studimeve periodat parahistorike ndahen në disa perioda.

Në kohën e gurit, njeriu përdor armët primitive për gjueti (guri, druri) për t’u ushqyer dhe për të mbijetuar, ndërsa shpellat i përdor për t’u mbrojtur nga shtazët. Fatkeqësitë kohor edhe errësira e kanë frikuar shumë. Atëbotë njeriu ishte gjuetar të cilit i nevojitej forca për ta mposhtur gjahun. Ai përdor të gjitha mundësitë për ta mundur armikun. Sajoi për vete sëpatën primitive, shatin dhe heshtën. Gjatë kësaj kohe, njeriu ndezi zjarrin të cilën do ta shfrytëzoj për zierje dhe kështu ta mund errësirën. Kështu kaluan shekuj të periodës së hershme të epokës gurit.

Me hyrjen në periodën e vonshme të gurit, njeriu futë ndryshime të reja në sfera të ndryshme të jetës. Mjeti kryesor në jetën e tij ende është guri, mirëpo tani i formësuar më mirë. Duke bashkuar gurin dhe drurin ndërtoi kasollat dhe pajisjet ndihmëse, ndërsa me anë të argjilës , diellit dhe zjarrit ndërtoi mjetet e vorbëtarisë. Fillon të zbusë shtazët dhe të punojë tokën. Ai tani e ka të qartë cilat fara duhet mbjellur dhe cilat bimë duhet kultivuar. Shtazën e gjuan me hark dhe shigjetë, ndërsa peshkun me heshtë. Kështu njeriu ngadale lë pas vete kohën e gurit dhe kthehet kah ardhmëria.

Me këtë hyn në një kohë të re, atë të xeheve dhe metaleve. Atëbotë edhe fillon zhvillimi i nocionit civilizim, formësim i ri i jetës njerëzore dhe hyrjes në një kohë të re. Njeriu nuk është më shtazë e uritur qëllim parësor i cilit është ushqimi. Ngjarjet e ndryshme e riorientojnë vëmendjen e tij prej stomakut në ambientin që e rrethon. Sa më shumë që e pushtonte jetën, aq më tepër rriteshin nevojat e tij. Me një fjalë, kjo krijesë që kishte arritur të mbijetojë para sulmit të shtazëve zgjodhi rrugën e cila do ta shpijë deri në format e sotme të civilizimit. Ndonëse ishte i kufizuar me muret e paditurisë, ai kishte arritur të gjejë rrugën e botës së diturisë dhe njohjes. Ajo që
e dallonte njeriun dhe çka e karakterizon edhe sot, për dallim nga shtazët, është intelekti, apo mendja dhe njohja si fenomen më interesant jetësor. Pos syve, njeriu posedon edhe mendjen: ai thellë në vete e ndjen një fuqi për të hapur rrugët e reja. Ndjenja e pakënaqësisë për shkak të papërsosmërisë e nxitë në përsosje. Krejt çka ka sjellur të re historia dhe ndryshimet që i ka nxitur në mënyrën e jetës njerëzore, krejt kjo është vepër i këtij entiteti të papërshkrueshëm dhe të padukshëm, të cilin e quajmë ‘mendje’. Me të njeriu shikon në mënyrë më precize shikon objektet konkrete i ruan ata në memorie dhe i shfrytëzon në situata të reja.

Katër mijë vjet para Isait, a.s., njeriu përparon në sfera të ndryshme të jetës. Zbulohet shkrimi, zhvillohet prodhimtaria dhe tregtia. Me këtë modelohen elementet kryesorë të kësaj shoqërie. Fillon ndërtimi i planifikuar me gurë të mëdhenj dhe të përpunuar. Në prodhimtarinë e mjeteve të punës dhe mjeteve tjera për jetë, njeriu përdor bronzin dhe remin, ndërsa pastaj edhe hekurin. Në skenën jetësore vie feja e madhe hyjnore. Arrin Ibrahimi, a.s., në viset e Babilonisë me urdhërin nga Allahu i Madhëruar që ta nxjerrë popullin e hutuar të Babilonisë në rrugën e së Vërtetës. Në këtë detyrë e kundërshtuan politeistët, ndërsa armiku më i fuqishëm ishte Nemrudi i cili në thirrjen e Ibrahimit, a.s., kishte parë pengesën për mirëqenien e vet. Prandaj Nemrudi përdori tërë fuqinë duke e kundërshtuar. Mirëpo, Ibrahimi, a.s., me thirrjen për besim në Allahun Një, si dhe me luftë të vazhdueshme në këtë plan arriti të shkatërrojë fuqinë e shejtanit.
Pas rrugëtimit të gjatë Ibrahimi, a.s., u vendos në Hixhaz, ku me ndihmën e të birit Ismailit, a.s., ndërtoi Qaben. Pas kohës së hekurit vijmë në periodën e historike.

Që nga viti 750, para Isait, a.s., historia fillon të shënojë ngjarje. Dy shekuj pas vendosjes së pushtetit romak në Iran u lajmërua Zaradushti (Zaratustra) me idetë e reja; në Japoni dhe Kinë paraqiten Leo Ce dhe Konfuçi; në Indi Buda, kurse në Greqi Aristoteli dhe Platoni. Meqë frymë e materializmit kishte dominuar tek njerëzit, Isai, a.s., morri detyrë të ndërtojë përtëritjen e shoqërisë, për ta shpëtuar njerëzimin nga kthetrat e materializmit hebrej. Për të eliminuar prapësinë dhe mashtrimin, ai tek njerëzit zhvillonte virtytet morale dhe pastronte shpirtrat e tyre. Në këtë periodë vendosen lidhjet e ndërsjella shoqërore, ndërsa shënohet edhe zhvillimi i industrisë, ndërtimtarisë dhe medicinës.

Era e mesjetës fillon në vitin 476 e cila është përplot me shumë ngjarje të rëndësishme. Krahas pushtetit fetar, kisha impononte edhe mënyrën e jetës. Evropën e kësaj periode e karakterizon injoranca, pabarazia, barbarizmi dhe gjakderdhja. Kjo periodë në Lindjen e Afërt karakterizohet me paraqitjen e civilizimit islam. 
Me hyrjen e sulltan Mehmed Fatihut në Stamboll dhe me rënien e Perandorisë lindore romake, fillon perioda e përtëritjes (perioda e Renesancës). Njëkohësisht formohen fuqi të mëdha si Britania, Franca, Gjermania dhe Austria. Me zbulimin e busollës u tejkalua Atlantiku Islami dhe civilizimi perëndimor dhe u zbulua Amerika. Pas revolucionit francez të vitit 1789 bota hyn në etapën e industrializimit. Zbulimet dhe shpikjet progresojnë shumë shpejt dhe gjithçka përtëritet. Evropa hyn në një stadium të ri të historisë.

Sejjid Muxhteba Musavillari
“Islami dhe civilizimi perëndimor”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit