20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Jep dorëheqje ministrja e drejtësisë në Francë

Më të lexuarat

Ministrja e Drejtësisë në Francë, Christiane Taubira ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

Kjo pak kohë para se të hapet debate mbi marrjen e nënshtetësisë nga personat të cilët janë të lidhur me terrorizmin, raporton BBC.

Ajo edhe më parë ishte njohur për qëndrimet kundër propozimeve të tilla. Tema e nënshtetësisë është hapur pas sulmeve të fundit të 13 Nëntorit në Paris, në të cilën humbën jetën 130 persona.

Përmes rrjetit social Twitter, ajo tha se ndonjëherë të qëndrosh do të thotë të rezistosh dhe ndonjëherë të rezistosh do të thotë të largohesh.

Ministrja, Taubira u zëvendësua menjëherë nga Jean-Jacques Urvoas i cili shihet si një mbështetës e ndryshimeve kushtetuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit