Japoni, krijohet instituti i parë për studimin e tajfuneve

Më të lexuarat

Qendra Kërkimore Shkencore dhe Teknologjike e Tajfunit, e themeluar në Universitetin Kombëtar Yokohama në Kanagawa, në juglindje të Tokios, do të mbledhë ekspertë dhe akademikë nga institucionet qeveritare dhe private

Në Japoni u krijua instituti i parë kërkimor i tajfuneve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Kyodo njoftoi se Qendra Kërkimore Shkencore dhe Teknologjike e Tajfunit, e themeluar në Universitetin Kombëtar Yokohama në Kanagawa, në juglindje të Tokios, do të mbledhë ekspertë dhe akademikë nga institucionet qeveritare dhe private.

Qendra, e cila është e para në Japoni, do të synojë të vlerësojë dëmin që mund të shkaktojnë tajfunet dhe të përcaktojë kuadrin e masave që mund të ndërmerren.

Qendra gjithashtu do të udhëheqë kërkimet mbi shfrytëzimin e tajfuneve si një burim i ripërtëritshëm i energjisë, në përputhje me qëllimin e qeverisë japoneze për “zero karbon deri në vitin 2050”.

Shefi i Qendrës, profesori i Meteorologjisë nga Universiteti Kombëtar Yokohama, Hironori Fudeyasu, tha se “ndihet i mundur nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga tajfunet”.

“Ne synojmë të bashkëpunojmë me shumë studiues për të kryer studime rigoroze dhe për të paraqitur rezultatet në komunitet. Unë e shoh dritën përpara”, tha Fudeyasu.

Organizata përfshin akademikë nga shumë universitete si nga Instituti i Kërkimeve Meteorologjike dhe nga qendra kërkimore RIKEN e mbështetur nga qeveria, dhe ekspertë nga Kawasaki Heavy Industries dhe Deloitte Tohmatsu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit