Janë vetëm ditë që kalojnë, ndërsa premtimi është Xheneti

Më të lexuarat

Ka thënë Ibn Rexhebi në librin e tij “Lataif el-Ma’arif”:

“Ai që agjëron nga një dëshirë në këtë botë, do ta gjejë atë si shpërblim në Xhenet.
O shokët e mi, të devotshmit i kujtojnë njëri-tjetrit Xhenetin dhe gëzohen me të.”

Njëri prej tyre i thotë tjetrit:
“Janë vetëm ditë që kalojnë, ndërsa Xheneti është vendi i premtuar.”

Veproni, sepse ju jeni në kohën e veprimit:

* Nëse të hapen dyert e dëshirave dhe përmbahesh, atëherë Xheneti është premtimi.
* Nëse të paraqitet pasuri e ndaluar dhe ti e refuzon, atëherë Xheneti është premtimi.
* Nëse zemërohesh, por e përmban veten dhe fal atë që të ka bërë padrejtësi, atëherë Xheneti është premtimi.
* Nëse ruan lidhjet farefisnore dhe kujdesesh për ta, atëherë Xheneti është premtimi.

O shokët e mi:
Çdo kënaqësi e kësaj bote harrohet me zhytjen e parë në zjarr.
Dhe çdo vështirësi e kësaj bote harrohet me zhytjen e parë në Xhenet.

Ed-hem Sherkavij

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit