16.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Janë dhënë vërtetime për 2.292 migrantë në 24 orët e fundit

Më të lexuarat

Gjatë 24 orëve të fundit u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit gjithsej 2.292 shtetasve të huaj.

Prej tyre, 852 janë të gjinisë mashkullore, 513 të gjinisë femërore dhe 927 fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit.
Më të shumtë janë shtetasit e  Sirisë – 1.243, Afganistanit – 671 dhe Irakut – 378.
Deri te Sektori për azil nuk janë parashtruar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për qëllimin e shprehur për parashtrimi e kërkesës për njohje të drejtës së azilit.
Nga fillimi i viti deri dje janë dhënë vërtetime gjithsej 52.503 shtetasve të huaj, nga të cilët 21.732 janë të gjinisë mashkullore, 11.314 të gjinisë femërore, dhe 19.355 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 102 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.
Sipas shtetësisë, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë – 26.193, Afganistanit – 16.543 dhe Irakut – 9.764.
Në këtë periudhë deri në  Sektorin për azil, janë parashtruar gjashtë kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak të gjashtë personave minorenë prej të cilëve pesë nga Afganistani dhe  dy nga Siria.
 Untitled
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit