Hafidh Ibn Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:
Dije — Allahu të mëshiroftë — se nefsi e do lartësinë dhe epërsinë mbi njerëzit e tjerë, prandaj lakmon pushtetin dhe udhëheqjen, sepse aty gjenden urdhri dhe ndalimi. Edhe pse posti dhe përgjegjësia mund të jenë të kërkuara nëse synohet e mira dhe drejtësia, ato mbartin rreziqe të mëdha: më i lehti është largimi nga posti pas marrjes së tij; më i rëndi është padrejtësia ndaj robërve të Allahut në gjykim e sundim; ndërsa sprova e mesme është humbja e kohës, nëse prijësi nuk e ka nijetin të sinqertë për hir të Allahut.
Prandaj, ai që e dëshiron udhëheqjen le ta dijë se ajo i duket madhështore vetëm sa është larg saj. Kur e arrin, madhështia e saj zbehet në zemrën e tij dhe shpirti fillon të synojë diçka tjetër. Kështu, ëmbëlsia e dynjasë kalon shpejt, ndërsa barrët, përgjegjësitë dhe gjynahet mbeten. Rreziku për fenë dhe për shpëtimin e njeriut është i madh. Ndaj meditimi mbi këto të vërteta dhe kujtimi i llogarisë para Allahut është ilaç për zemrën dhe mbrojtje nga mashtrimi i nefsit.
(Et-Tibbu’r-Ruhani, fq. 114)
Përktheu: hoxhë Adnan Nikezi
