12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Jabllanoviq: Ramushi nuk më ka përmendur kërkim faljen

Më të lexuarat

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, i pyetur rreth asaj nëse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë të kërkoj falje për deklaratat e tij, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo, Ramushi nuk më tha që të kërkoj falje dje në Kuvend. As që kemi folur për këtë çështje”, kështu ka thënë për ‘Zërin’, Aleksandër Jabllanoviq, i cili para se të kthej përgjigjen ndaj gazetës qeshi, kur i’u bë pyetja ‘nëse Haradinaj i tha atij dje në Kuvend që të kërkoj falje për deklaratat kur i kishte quajtur ‘egërsira’ protestuesit në Gjakovë’.

Dje në mediat e Kosovës, bëri bujë një foto mes Jabllanoviqit dhe Haradinajt në Kuvend, ku u tha se ‘në ato momente Haradinaj po i thoshte Jabllanoviqit që të kërkoj falje’./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit