22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ja simptomat e Astma-së?

Më të lexuarat

Astma është një sëmundje kronike (afatgjate) e mushkërive e cila inflamon dhe ngushton rrugët e frymëmarrjes.

Astma shkakton periudha të herëpashershme të gërhitjeve (zëri fishkëllyes që bëjnë gjatë gjumit), shtrëngime në gjoks, frymëmarrje të vështirësuara dhe kollitje.

Kollitja zakonisht ndodh gjatë natës ose herët në mëngjes. Astma prek njerëzit e të gjitha moshave, por më së shpeshti fillon gjatë fëmijërisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 230 milionë njerëz janë të regjistruar se e kanë astmën. Më shumë se çereku i tyre janë fëmijë.

Rrugët e frymëmarrjes

Për të kuptuar astmën, është e ndihmës të mësojmë se si funksionojnë rrugët e frymëmarrjes.

Rrugët e frymëmarrjes janë gypa të cilat çojnë ajrin brenda dhe e nxjerrin atë nga mushkëritë. Njerëzit të cilët kanë astmë kanë rrugë të inflamuara të frymëmarrjes.

Kjo i bën ato të ënjtura dhe shumë të ndjeshme. Kështu, ata tentojnë të reagojnë fuqishëm ndaj substancave të caktuara të inhaluara.

Kur rrugët e frymëmarrjes reagojnë, muskujt rreth tyre shtrëngohen. Kjo i ngushton rrugët, duke lejuar më pak ajër të futet në to.

Ënjtja po ashtu mund të përkeqësohet, duke i bërë ato edhe më të ngushta. Qelizat në rrugët e frymëmarrjes mund të prodhojnë më shumë mukus se zakonisht. Mukusi është një lëng i ngjitshëm, i trashë, që mund t’i ngushtojë edhe më shumë rrugët e frymëmarrjes.

Ky reaksion vargor mund të çojë në simptoma të astmës. Simptomat mund të ndodhin çdoherë kur rrugët e frymëmarrjes bëhen të inflamuara.

Ndonjëherë simptomat e astmës janë të lehta dhe largohen vetë ose me një trajtim minimal me barna astmatike. Në disa raste, simptomat mund të vazhdojnë të përkeqësohen.

Kur simptomat bëhen më të ashpra dhe/ose simptomat bëhen të theksuara, ju keni sulm astmatik. Sulmet astmatike po ashtu quhen edhe shpërthime ose acarime.

Trajtimi i simptomave kur ju për të parën herë i vëreni ato është i rëndësishëm. Kjo ju ndihmon t’i parandaloni simptomat nga përkeqësimi dhe shkaktimi i sulmit të ashpër astmatik. Sulmet e ashpra astmatike mund të kërkojnë kujdes emergjent, dhe mund të jenë fatale.

Astma nuk ka shërimi. Edhe kur ju ndjeheni mirë, ju ende e keni sëmundjen dhe ajo mund të shpërthejë në çdo kohë.

Megjithatë me njohuritë dhe trajtimet që ekzistojë sot, shumica e njerëzve të cilët kanë astmë janë në gjendje ta menaxhojnë sëmundjen.

Ata mund të kenë disa simptoma. Ata mund të jetojnë jetë normale, aktive dhe të flenë pa problem nga astma gjatë natës.

Nëse keni astmë, ju mund të bëni një rol aktiv për të menaxhuar sëmundjen. Për trajtim të suksesshëm dhe të vazhdueshëm, ju duhet të ndërtoni një partneritet të vlefshëm me mjekun tuaj dhe stafin tjetër shëndetësor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit