16.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Ja kush është armiku kryesor i mëlçisë

Më të lexuarat

Funksionet e mëlçisë janë të rëndësishme për organizmin e njeriut. Duke filluar nga kequshqyerja deri tek përdorimi i suplementeve, që mund të dëmtojnë këtë organ shumë jetësor. Ja disa prej tyre:

Ushqimet e përpunuara
Jo të gjitha ushqimet e përpunuara janë të dëmshme. Megjithatë, ka disa prej tyre ato të paketuarat që nuk duhet t’i konsumoni pa kriter, sepse janë të mbingopura me yndyra dhe kalori dhe që mund të çojnë në dhjamosje të mëlçisë.

Mungesa e aktivitetit fizik
Aktiviteti fizik, stërvitja e vazhdueshme dhe e rregullt do t’ju ndihmojë jo vetëm në lehtësimin e stresit mendor, por edhe në ‘largimin’ e yndyrës që mund të depozitohet në mëlçi, duke e ruajtur atë në formë.

Obeziteti
Kilogramët e tepërt kanë ndikim negativ për funksionimin e mëlçisë. Obeziteti lidhet gjithashtu me sindromën metabolike dhe rezistencën ndaj insulinës, që prekin mbi 80% të njerëzve obezë. Nëse lihet pa trajtuar, ajo mund të çojë në cirrozë ose kancer të mëlçisë.

Suplementet për rënie në peshë
Rënia në peshë me anë të suplementeve të caktuara, përveç se është humbje kohe dhe parash, mund të jetë edhe e dëmshme për shëndetin, sidomos për mëlçinë, duke qenë se këto suplemente nuk janë të rekomanduara nga FDA. Edhe suplementet që pretendohet se janë bimore dhe të gjitha natyrale mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë.

Ilaçet pa recetë
Disa ilaçe mund të shkaktojnë dëmtime të mëlçisë nëse merren në doza të larta. Antibiotikët që përdoren për trajtimin e sinusitit dhe infeksioneve respiratore gjithashtu mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë nëse merren në doza të larta.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit