19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Izraelitët vrasin infermieren vullnetare palestineze

Më të lexuarat

Forcat izraelite kanë vrarë një infermiere palestineze këtë të premte, teksa ajo përpiqej të ndihmonte një protestues të plagosur në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.

Lajmi konfirmohet nga zyrtarë palestinezë të shëndetësisë dhe dëshmitarë, ndërsa Izraeli është justifikuar gjoja se “ishin sulmuar forcat e tyre”.

Vdekja e Razan Al-Najar e çon në 119 numrin e palestinezëve të vrarë gjatë demonstratave të përjavshme të nisur prej 30 marsit në Rripin e Gazës.

Najar, një infermiere vullnetare 21-vjeçare, u qëllua teksa vraponte drejt gardheve kufitare, në lindje të qytetit jugor të Gazës, Khan Younis, në përpjekje për t’i dhënë ndihmë një të plagosuri.

Edhe pse e veshur me uniformë të bardhë dhe pavarësisht se ngriti duart qartësisht lart, ushtarët izraelitë e qëlluan duke e goditur në gjoks.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit