Izraelitët mblidhen në Tel Aviv për të parë lirimin e pengjeve pas armëpushimit në Gaza

Më të lexuarat

Izraelitët u mblodhën në qendër të Tel Avivit për të parë transmetimin drejtpërdrejt të shkëmbimit të pengjeve pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, raporton Anadolu.

Ekrane të mëdha u vendosën në zonat publike ku qytetarët ndoqën zhvillimet ndërsa 7 nga 20 pengjet sipas marrëveshjes iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK).

KNKK njoftoi sot në mëngjes fillimin e procesit të lirimit të pengjeve izraelite në Rripin e Gazës si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas “Chanel 12”, shtatë pengje iu dorëzuan ekipeve të KNKK-së. Kanali “i24 News” publikoi emrat e pengjeve të liruara.

Njëzet pengje izraelite të gjallë do të lirohen sot në këmbim të më shumë se 2.000 të burgosurve palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit