16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Izraeli mbyll xhaminë e profetit Ibrahim për muslimanët në Al-Khalil

Më të lexuarat

Drejtor i Xhamisë së profetit Ibrahim, Gassan ar Rajabi tha se ushtria izraelite ua ndaloi muslimanëve hyrjen në xhami dhe thirrjen e ezanit deri në orën 22:00 me arsyetimin se “hebrenjtë do të kryejnë adhurime”

Qeveria e Izraelit mbylli xhaminë e profetit Ibrahim në qytetin e pushtuar të Bregut Perëndimor, Al-Khalil me pretekstin e Vitit të Ri hebre, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtor i xhamisë së profetit Ibrahim, Gassan ar Rajabi për AA tha se ushtria izraelite ua ndaloi muslimanëve hyrjen në xhami dhe thirrjen e ezanit deri në orën 22:00 me arsyetimin se “hebrenjtë do të kryejnë adhurime”.

Ai tha se ushtarët izraelitë e rritën praninë në zonën e vjetër të qytetit në Al-Khalil, ku ndodhet xhamia dhe vendosën kufizime të ashpra ndaj lirisë së lëvizjes së palestinezëve aty. “Kolonët morën të gjithë xhaminë, e cila ishte e mbyllur për muslimanët, duke luajtur muzikë, duke duartrokitur, duke pirë verë dhe duke bërtitur me zë të lartë rreth xhamisë”, tha Rajabi.

Rajabi thotë se xhamia e profetit Ibrahim është fondacion tërësisht në pronësi të muslimanëve. “Me këto sjellje provokuese për judaizimin e xhamisë është shkelur shenjtëria e xhamisë”, thekson ai.

Shkeljet ndaj xhamisë se profetit Ibrahim

Xhamia e Ibrahimit në qytetin e Al-Khalilit, e cila gjendet në rrethinat e Mesxhid Al-Aksa-s në Kudsin Lindor të pushtuar, llogaritet si vendi më i shenjtë për muslimanët pas Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Xhamisë së Profetit në Medine dhe Mesxhidi Aksasë në Kuds.

E vendosur në qytetin e Al-Khalilit në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e ka pushtuar që nga viti 1967, xhamia u mbyll pas veprimit të fanatikut hebre të quajtur Baruch Goldstein, i cili hapi zjarr ndaj muslimanëve që po falnin namazin e sabahut më 25 shkurt 1994 dhe kur u rihap, më shumë se gjysma e saj ishte e rezervuar për hebrenjtë dhe u nda në dy pjesë.

29 palestinezë humbën jetën dhe më shumë se 150 persona u plagosën në sulmin, i cili hyri në histori si “Masakra e Xhamisë Al-Khalil

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit