Izraeli e thyen armëpushimin në Gaza, qindra civil të vrarë

Më të lexuarat

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës raporton se më shumë se 200 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite të zonave të shumta në të gjithë Rripin në orët e hershme të mëngjesit.

Izraeli theu armëpushimin në Gaza dhe rifilloi luftën ndaj palestinezëve, duke vrarë pamëshirshëm civil të pafajshëm dhe duke bomabrduar disa zona.

Zyra për Media e Qeverisë së Gazës raporton se më shumë se 200 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite të zonave të shumta në të gjithë Rripin në orët e hershme të mëngjesit.

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmet izraelite nënkuptojnë se Izraeli po i jep fund në mënyrë të njëanshme armëpushimit në Gaza që filloi më 19 janar.

Hamasi tha se mban Netanyahun e Izraelit dhe “pushtimin nazist-sionist” përgjegjës për sulmet “tradhtare” ndaj civilëve të rrethuar dhe të pambrojtur të Gazës që raportohet se kanë vrarë më qindra njerëz.

Zyra e Kryeministrit izraelit ka thënë se Izraeli ka rifilluar operacionet ushtarake në Gaza pasi Hamasi refuzoi një propozim të SHBA për të zgjatur armëpushimin, sipas reporterit të Axios, Barak Ravid.

Izraeli u konsultua me Presidentin Trump përpara se të fillonte sulmin e tyre të fundit në Gaza, sipas sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

“Siç e ka bërë të qartë Presidenti Trump, Hamasi, Houthis, Irani – të gjithë ata që kërkojnë të terrorizojnë jo vetëm Izraelin, por SHBA-në – do të shohin një çmim për të paguar dhe i gjithë ferri do të shpërbëhet”, tha ajo për Fox News.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit