17.8 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Izraeli do të blejë katër anije patrullimi nga Gjermania

Më të lexuarat

Kostoja e këtyre anijeve të cilat kanë kapacitet për të sulmuar qindra kilometra largësi dhe me sisteme të sofistikuara sulmuese do të jetë afërsisht 465 milionë dollarë.
 
Izraeli, për të mbrojtur depozitat e gazit raportohet se do të blejë nga Gjermania 4 anije patrullimi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas lajmit të gazetës Yedioth Ahronoth, mësohet se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes ministrit izraelit të Mbrojtjes, Moshe Jalon dhe homologes së tij gjermane Ursula von der Leyen Izraeli, për të mbrojtur depozitat e gazit do të blejë nga Gjermania 4 anije patrullimi.
 
Ndërsa theksohet se kostoja e këtyre anijeve të cilat kanë kapacitet për të sulmuar qindra kilometra largësi dhe me sisteme të sofistikuara sulmuese do të jetë afërsisht 465 milionë dollarë.
 
Gjithashtu forcat detare izraelitë posedojnë edhe 4 nëndetëse të prodhimit gjerman të cilat janë të përshtatshme për mbartjen e kokave me mbushje bërthamore.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit