11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Izraeli diskuton projektligjin për “ndalimin e ezanit”

Më të lexuarat

Projektligji i cili parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit në 5 kohët e namazit është përgatitur nga një grup deputetësh, disa prej të cilëve janë anëtarë të koalicionit qeverisë

 

JERUSALEM (AA) – Projektligji i përgatitur nga deputetët e të djathtës ekstreme me pretendimin se ”ezani është ndotje akustike”, pritet të votohet sot në komisionin e ligjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Projektligji i cili parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit në 5 kohët e namazit është përgatitur nga një grup deputetësh, disa prej të cilëve janë anëtarë të koalicionit qeverisë.

Ndërkohë kjo nismë ka irrituar deputetët arabë në Parlamentin e Izraelit si dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Në një deklaratë për gazetarin e AA një nga deputetët arabë në Parlamentin e Izraelit, Ahmed Tibi e cilësoi këtë gjë si një nismë kundër Islamit dhe raciste.

”Ky është një shembull i ri i racizmit dhe anti-Islamit në Izrael. Kemi në pushtet një nga qeveritë më radikale dhe këtë projektligj e ka përgatitur një anëtar i kësaj qeverie. Ashtu sikurse e thash edhe në Parlament (Knesset), në kohën e kryqëzatave Mesxhid-i Aksa qëndroi 90 vite i mbyllur, por ata u zhdukën dhe Aksa-ja është ende këtu. Edhe pushtimi i Jerusalemit Lindorë duhet të përfundojë në këtë mënyrë” tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit