20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Izraeli arreston tre emra të shquar të lëvizjes Al-Fatah në Jerusalemin Lindor

Më të lexuarat

Forcat izraelite arrestuan tre udhëheqës të grupit Al-Fatah të Presidentit palestinez, Mahmud Abbas në Jerusalemin Lindor të pushtuar njoftoi partia në një deklaratë.

Sipas komunikatës me shkrim të bërë nga Lëvizja Al-Fatah e Presidentit Abbas, ushtarët izraelit gjatë bastisjeve të bëra në orët e hershme të mëngjesit arrestuan anëtarin e Këshillit Revolucionar të këtij fraksioni, Hatem Abdulkadir, anëtarët e Komitetit Rajonal të Jerusalemit, Abdu Ebu Subeyh dhe Fevzi Shaban.

Fatah denoncoi arrestimet, duke e akuzuar Izraelin për parandalimin e fraksionit nga përfaqësimi i palestinezëve në Jerusalem.

Në komunikatën e bërë citohet edhe drejtoi i zyrës për informim i Lëvizjes Al-Fatah, Munir al-Xhagub të ketë thënë se “Këto arrestime kryhen duke marrë si objektiv anëtarët e rezistencës Fatah. Këto janë vazhdim i politikave represive që zbaton Izraeli në territoret e pushtuara”.

Xhagub gjithashtu tha se Izraeli me anë të arrestimeve në fjalë bën përpjekje për të spastruar Jerusalemin Lindor nga emrat e shquar që janë kthyer në simbol të rezistencës.

Ndërkaq autoritetet izraelite ende nuk janë prononcuar në lidhje me arrestimet në fjalë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit